9 raste me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 284 teste për COVIOD-19, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sakaq në total numri i rasteve aktivë është 56.

Statusi:

03 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182.

Në total numri i rasteve aktive është 56.


Shtuar 3.06.2022 15:19