Qindra tanke dhe mbi 1 500 blinda, shefi i NATO-s tregon pse Rusinë e pret ferri këtë pranverë në Ukrainë

Aleatët e NATO-s dhe partnerët i kanë dhënë Ukrainës 230 tanke luftarake dhe 1550 automjete të blinduara që nga fillimi i ofensivës ruse.

Kështu bëri me dije këtë të enjte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Aleatët dhe partnerët të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë 230 tanke, 1550 automjete të blinduara dhe sasi të konsiderueshme municionesh, ose 98% të pajisjeve të premtuara”, tha ai, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë për një kundërofensivë ukrainase në pranverë.


Shtuar 27.04.2023 13:25