I vunë eksploziv në makinë, zbulohet 38 vjeçari që ishte brenda
Pëlqej
Një automjeti i është vënë eksploziv në lagjen “29 Nëntori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Mësohet se mjeti në fjalë është tip Benz me targat AA270IV dhe është mësuar edhe kujt i përket.

Drejtuesi i mjetit me inicialet E. M, 38 vjeç, ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim pasi raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërkohë hetimet kanë nisur me intensitet. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori