I vrau kunata dhe i dogji në shtëpi? Zbardhet konflikti i vjetër mes tyre
Pëlqej
Ka marrë një rrjedhë tjetër ngjarja e rëndë në Vlorë ku nënë e bir u dogjën se gjalli në banesën e tyre.

Pak orë nga ngjarja, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune.

Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.

Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg.

Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari. /albeu.com/



Shtuar më 21/01/2018, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori