I vrau “Iriqin”, rivali i Aldo Bares kthehet për t’i shuar edhe familjen
Pëlqej
Laert Haxhiu është personi i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i atentatit të djeshëm në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj, e u plagosën dy të tjerë.

Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë në Lushnje ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagos nipi i kapos së Lushnjes Aldo Bare, policia shpalli në kërkim autorët.

Një ndër të shpallurit në kërkim edhe edhe Laert Haxhiu.

Por kush është Laert Haxhiu?

Ai nuk është aspak emër i panjohur për policinë. 25 vjeçari është pjesë e bandës rivale të Aldo Bares, ky i fundit kreu i bandës së Lushnjës, në qershor të 2015-ës është arrestuar për trafik droge.

Haxhiu kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi” kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori