I vranë nipin në protestën e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikajt tregon shpresën e vetme
Si sot 8 vite më parë në mes të Tiranës, katër qytetarë humbën jetën pasi u qëlluan me plumba në protestën që po zhvillohej.

Viktima të 21 janarit 2011 mbetën, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.

Edhe pse kanë kaluar 8 vite, drejtësia ende nuk është vendosur.

Dhimbjen më të madhe e vuajnë familjarët e viktimave ku sot ka zgjedhur të flasë xhaxhai i Aleks Nikajt, ku thotë se shpresa e tyre e vetme për të vënë drejtësi është SPAK.

Edhe pse shumë të zhgënjyer nga drejtësia duket se ditët e fundit për ta ka një dritë jeshile, shkruan Tirananeës.

Sot bëhen 8 vite nga ndarja nga jeta e Aleks Nikajt, por ju çfarë prisni nga shteti dhe drejtësia?

Mark Nikaj: Asgjë shpresa e fundit është krijimi i SPAKU-t dhe BKH-së. Pa u krijuar këto dy indtitucione nuk presim të ketë hetim edhe drejtësi për rastin tonë.

Kjo pasi ne presim vetëm drejtësi, pasi zvarritja është shumë e madhe. Ndërkohë që dhimbja në një gjendje të tillë sa vjen edhe shtohet.
Ne si çdo vit ishim tek vendi ku është vrarë Alksi dhe shokët e tij për t’i kujtuar.

Familjeve të viktimave i është caktuar një fond në formë dëmshpërblimi nga gjykata, a janë kaluar këto para në llogaritë e tyre?

Mark Nikaj: Vendimet e gjykatave janë zbatuar, paratë që janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave janë kaluar në llogaritë e familjarëve .

Këto para janë mjaft, por neve nuk na kthejnë të dashurit tanë dhe nuk na qetësojnë shpirtin.
Ajo që ne duam është drejtësi dhe ata që kanë kryer këtë krim duhet të jënë aty ku duhet.
Shtuar më 21/01/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori