Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
I vranë burrin, kush është nëna e 4 fëmijëve që iu sul me thikë grabitësve
Pëlqej
Një grabitje me armë zjarri në Kamzë, Tiranë, përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 21:00 ku dy grabitës të maskuar hynë në dyqanin, minimarket, ku gjendeshin burrë e grua dhe djali i tyre vetëm 6-vjeç.

Grabitësit kanë kërkuar paratë në dyqan, por viktima Agim Buci ka refuzuar dhe ka tentuar të bllokojë grabitësin me armë në dorë.

Në përleshje e sipër ai është qëlluar me plumb në gjoks ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Familja Buçi jetonte prej kohësh në Kamzë, ku gruaja merrej me dyqanin, ndërsa Agimi punonte në Durrës.

Agimi dhe Merita ishin prindër të katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djali të vogël.

Vajza e madhe e çiftit ishte martuar pak kohë më parë, ndërsa vajzën e dytë e kishin fejuar. /albeu.com/





Shtuar më 26/04/2018, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori