I vodhi makinën kushërirës dhe do i vinte flakën, kapet 40 vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi i ka vjedhur makinën një të afërmes së tij.

Në vendin e quajtur "Casa Italia", rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj..

Nga pamjet filmike, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe pas disa orësh kërkim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Armëmbajtja pa leje".
Shtuar më 04/10/2020, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori