I vodhi celularin polakes, kapet 34-vjeçari në Sarandë
Pëlqej
Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallurkërkim.

Mësohet se ai akuzohet se i ka vjedhur aparatin celuar një shtatasi polake.

Policia bën me dije se ai është shtetasi Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Ndërkohë Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sarandë Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallurkërkim ! Kapet një shtetas i shpallurkërkim për veprën penale të vjedhjes!

Më datë 12.10.2017, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallurkërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Ky shtetas ka qënë i shpallurkërkim prej policisë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celualar tip ”Samsung J5” shtetases Polake K.S.M.B, 47 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori