I vodhi celularin pasi e vrau, kapet autori pas një viti
Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e teknologut të Ballshit, Shefo Duraj.

Policia ka vënë në pranga autorin e njgjarjes së ndodhur më 29 nëntor 2016">2016 në Mallakastër, ku një bari gjeti trupin e pajetë të 57-vjeçarit në pyllin e fshatit Kalenjë.

Shefo Duraj, teknolog në uzinën e Naftës në Ballsh, u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë.

Ai ishte shpallur në kërkim që në datën 14 nëntor 2016">2016, pasi familjarët nuk kishin patur më kontakt me të, pas një telefonate ku i njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok në Skrapar.

Policia nisi kërkimet në zonë, por nuk gjeti asnjë gjurmë të 57-vjeçarit deri mbrëmjen se martës, 29 nëntor 2016">2016, kur një bari i zonës lajmëroi autoritetet për një kufomë në pyllin e fshatit Kalenjë ku edhe banonte 57-vjeçari.

Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarjen, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”.

Policia e Fierit arrestoi autorin e dyshuar për ngjarjen, Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, pas urdhër ndalimit të Prokurorisë së Fierit për “vrasje me dashje”, që mban datën 9 tetor 2017.

Sakaq, mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur, i cili i përket viktimës.
Sakaq, vijon puna për dokumentim in e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori