7 vdekje dhe 411 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 vdekje dhe 411 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 6,107 raste aktive./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 19:48