Një 18-vjeçare ka përfunduar në
pranga në qytetin e Durrësit si autore e vjedhjes së një sasie të madhe parash nga kasaforta e të atit. Në
pranga përfundoi 18-vjeçarja Fatma Buziu e cila dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 4 milionë lekë nga paratë e familjes së saj në periudha të ndryshme kohore nga
korriku deri në dhjetor të vitit që lamë pas.
Pas thellimit të hetimeve, policia ra në gjurmët e 18-vjeçares. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën 600 mijë lekë, ndërkohë që paratë e tjera ajo deklaroi se i kishte shpenzuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013,
ora 13:49