I vjedh 250 mijë lekë për të lozur në bixhoz, ja si ia punon babai djalit për ta “ndëshkuar”
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një prind në Tiranë nuk ia ka falur djalit të tij të papunë vjedhjen e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj në shtëpi.
I bindur se i biri do t’i harxhonte paratë në bixhoz, babai e ka kallëzuar atë në polici.

Përmes një vendimi të shpallur pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, i pandehuri E.G. u deklarua fajtor për akuzën e “vjedhjes” dhe u dënua me 4 muaj burg.

Ai përfitoi ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht u la në Shërbim Prove për një periudhë 2-vjeçare.
Sipas Gjykatës, më 29 qershor 2016, kallëzuesi ka konstatuar mungesën e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj, që i kishte fshehur poshtë jastëkut në dhomën e gjumit.

Sipas Gjykatës, menjëherë ai ka dyshuar se këto para ia kishte marrë i biri E.G., i cili pak çaste para atij momenti ishte larguar nga banesa me pretendimin se do të shkonte me shoqërinë në plazh në Durrës.

Kallëzuesi ka kontaktuar me të birin, i cili ka pranuar se kishte marrë lekët dhe se do t’ia kthente.

Më vonë, i pandehuri i ka thënë se kur të kthehej do t’i sillte shumën e parave që i kishte vjedhur, por ai nuk është kthyer. Gjatë komunikimit në telefon me të ai është munduar që të justifikohej duke i thënë se nuk ishte në Durrës, por në një agjenci turistike, pasi donte të ikte në Greqi.

Kallëzuesi duke ditur faktin se djali i tij nuk është në marrëdhënie pune dhe se në shumë raste ai ka marrë nga banesa pajisje të ndryshme, duke i shitur ato dhe lekët që ka fituar i ka luajtur bixhoz, e duke ditur se edhe këto para ai mund t’i këtë shpenzuar duke luajtur bixhoz, ka vendosur që të bëjë kallëzim penal në lidhje me këtë ngjarje”, thuhej në vendimin e Gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori