I vihet tritoli makinës së policit të rrugores në Tiranë
foto ilustruese
Një punonjësi të policisë rrugore në Tiranë i është vendosur tritol në makinë gjatë orëvë të para të ditës së sotme.

Mësohet se eksplozivi është vendosur në makinën e oficerit të policisë rrugore Julian Çikaj, i cili e kishte parkuar pranë shtëpisë.

Informacioni i policisë
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 22/04/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori