I vendosën eksploziv në makinë, Presidenti i Kamzës bën një deklaratë të befasishme
Pëlqej
Pak minuta pas atentatit me eksploziv vendosur mjetit të Presidentit të Kamzës, Naim Qarri ditën e sotme në Bathore, ka folur vetë ai në një prononcim për “Panoramën”.

Qarri nuk ka dashur të japë shumë detaje, duke thënë se mjeti tip “Hammer” që ka shpërthyer sot në Bathore nuk është i tiji.

Po kështu, ai ka thënë se nuk ka konflikte me askënd. Nga ana tjetër policia konfirmon se mjeti është i Presidentit të Qarrit.

Nuk dihet pse Qarri e mohon këtë gjë për mediat. Hetimet për shpërthimin vazhdojnë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2017, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori