I vdiq vëllai në aksident/ Rrëqeth Blerina Gjylameti: Më thërrmove zemrën
Mbrëmjen e kaluar në aksin Tiranë-Elbasan ka ndodhur një aksident i frikshëm ku humbi jetën një person.

Pas ngjarjes së rëndë u mësua se viktima ishte vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.
Pas këtij lajmi të rëndë, socialistja ka reaguar më anë të një mesazhi në Facebook.

"Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?", shkruan Gjylameti.

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan -Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për vëllain e deputetës së PS-së, Blerina Gjylametit, Elton Maçolli.

42-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas, kur në një moment ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion.

Rrjedhja e gazit ka qënë ajo që i ka marrë jetën Maçollit, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët.
Shtuar më 20/10/2019, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori