I vdes babai, lirohet nga burgu biznesmeni që porositi “Toyota Yaris” me miliona euro
Biznesmeni Alban
Mollaymeri, i arrestuar pas skandalit me “
Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë
euro, ka humbur sot njeriun e tij më të shtrenjtë. Mësohet se
biznesmeni Mollaymeri ka humbur babanë e tij.
Për këtë arsye, ai është liruar me leje për disa orë nga burgu “313”, ku ndodhet që prej vitit 2018, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.
Alban
Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “
Toyota Yaris” me 3.4 milionë
euro nga Gjermania.
Shtuar më 03/09/2019,
ora 21:02