I turret të riut për ta masakruar me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi është parandaluar në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga një shtetas pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 29-vjeçar.

"Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan",- bën me dije Policia në një njoftim për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Tenton të vrasë me armë të ftohtë (thikë), arresohet në flagrancë nga Policia.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve , ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan.

Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori