I tmerrshmi i Beratit, kush është Lul Caka që po i çonin 600 gr drogë në burg
Detaje të reja kanë dalë në "dritë" në lidhje me dy vëllezrit lushnjar që u arrestuan sot nga policia në tentativë për të futur drogë në burgun e Kosovës së Lushnjes.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë sasia e drogës ka qënë e konsiderueshme, rreth 600 gram të cilën dy vëllezërit, Besnik Bali dhe Isamir Bali kishin tentuar ta fshehnin mes mishit dhe ushqimeve.

Droga mësohet se do t’i dërgohej një personazhi të njohur të botës së krimit që vuan dënimin në burgun e Kosovës, e konkretisht Lulzim Cakës.

Por kush është Lulzim Caka?

Caka njihet si i “tmerrshmi i Beratit” në krye të një grupi kriminal që ka kryer vrasje në vitet 95-97. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Caka më pas arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori