Hazard në qendër të vëmendjes, kritikohet për mbipeshën

Pavarësisht se nuk ka luajtur për Real Madrid, Eden Hazard u thirr nga Belgjika dhe nisi dje miqësoren para Kupës së Botës kundër Egjiptit.

Megjithatë, edhe një herë, ish-lojtari i Chelsea nuk e bindi dhe kritikat e ndryshme ranë në rrjetet sociale duke e gozhduar atë, veçanërisht për pamjen fizike të lojtarit.

E gjitha kjo për shkak të një imazhi të publikuar nga vetë Belgjika në Twitter, ku Hazard shihet në fushë, dukshëm me disa kilogramëve të tepërt. Fotoja u bë menjëherë virale dhe fansat e kritikuan shumë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2022 12:42