I thyen hundën me shkelma e grushte ish-të dashurës, pranga shqiptarit
Policia italiane në Savona ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar që akuzohet për vjedhje dhe përndjekje. arrestimi i tij është bërë pasi kishte rrahur ish-të dashurën në mes të rrugës.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin e identifikuar si Agim.S që sulmoi ish-partneren me një grusht në fytyrë duke i thyer edhe hundën asaj.

Gruaja, 34-vjeçare me origjinë tuniziane, ishte lënë në rrugë, por për fatin e saj aty pranë kalon një person të cilit i kërkoi ndihmë. Ai lajmëroi policinë e cila u vu në ndjekje të shqiptarit dhe arriti ta arrestojë.

Mbi të rëndon akuza e përndjekjes ndaj ish-partneres, lëndime të rënda dhe vjedhje. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte nervozuar gjatë një sherri mes tyre, madje e kishte kërcënuar me thikë dhe sulmuar me shkelma dhe grushta gruan. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori