I thyejnë xhamat dhe i hedhin benzinë, shkrumbohet makina në Lezhë
Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen “Beslidhja” në Lezhë.

Policia bwn me dije se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e automjetit dhe më pas i kanë vënë flakën. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 03:30.

Makina ishte në pronësi të shtetases L.P., dhe ka qenë e e parkuar jashtë kur i kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet, ku nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori