"I thashë mos shko në spital", vëllai i të pacientit që u hodh nga Sanatoriumi zbulon të kaluarën e vështirë
Një ngjarje e rëndë tronditi sot spitalin “Shefqet Ndroqi” ku 60-vjeçari Leonard Skabonda u hodh nga lartësia duke i dhënë fund jetës. Lidhur me ngjarjen ka folur Anton Skabonda, vëllai i të ndjerit që zbuloi se i kishte kërkuar Leonardit të mos shkonte në spital, të paktën derisa të merrte përgjigjen e analizave.

“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai , çfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të”, tha ai.

Më pas ai zbuloi një tjetër bisedë ku një shoqe e motrës i ka thënë se i vëllai nuk është në gjendje të rëndë.

“Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për ç’arsye është hedh nga ballkoni.

Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sugjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shkuar e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin.” tregon ai për News24.

PJESË NGA RRËFIMI I ANTON SKABONDËS

Iu nënshtrua ekzaminimeve të tjera?

Shoqja e motrës ka fol me spitalin i kanë thënë po bëjmë analizat e tij nuk dimë asgjë si kanë dalë analizat. Kam edhe vëllain tjetër në Tiranë, që ka shkuar me marr trupin dhe nuk i japin përgjigje.

Vëllai juaj kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor?

Po, ka qenë i shtruar në spital në Shkodër. Ka pas probleme ka qenë në burg politik në hetuesi. Po pas spitalit ka qenë shumë mirë, është mjekuar ka qenë normal.

Me kë jetonte?

Vetëm jetonte te shtëpia e prindërve. Dy çunat i ka në Belgjikë, ishte i divorcuar.

Në ç’vit ka qenë i shtruar?

Këtë vit ka qenë i shtruar para 2-3 muajsh.

Sa ka qëndruar atje?

Është kuruar për një muaj, ka dalë në rregull prej andej

Çfarë kërkoni ju sot?

Unë kërkoj nga spitali diagnozën e saktë të vëllait tim. Përse ka vdekur, pse është hedhur nga ballkoni.
Shtuar më 30/11/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori