I tha të mos fliste në emër të Kosovës, Rama ironizon Thaçin
Kryeministri Edi Rama është i ftuari i parë në emisionon Open të Eni Vasilit në Top Channel.

Mbrëmjen e sotme ai ëhstë pyetur në lidhje me ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri theksoi se bëhët fjalë për një cështje që prek jo vetëm Kosovën por tërë shqiptarët de ndaj duhet punuar me një platformë dhe jo një ide.

"Kjo është një çështje ku luhet jo vetëm fati i Kosovës, por i krejt kombit shqiptar për shumë vite me radhë. Kjo e imja nuk është as indiferencë dhe as pro apo kundër kësaj ideje, kjo ka të bëjë me vetëdijen se çështja është shumë rëndë. Ka një peshë të jashtëzakonshme dhe qasja duhet të jetë e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Edi Rama ka shfrytëzuar këtë moment për t’ju kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, i cili vitin e kaluar i kërkoi të mos fliste në emërKosovës.

“Ju kujtohet kur në një rast të caktuar u bë debat nëse unë kam apo nuk kam të drejtë të flasë në emërKosovës? Unë nuk kam folur asnjëherë në emërKosovës." /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori