I tha Skënderbe, Rama injoron edhe njëherë keq Elisa Spiropalin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në qytetin e Kuçovës.

Teksa ka qenë duke dëgjuar një qytetar, Rama e ka ndërprerë sapo ai i ka përmendur Skënderbeun duke thënë se këtë punë ja kanë lënë Elisës.

“Nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët dhe parazitët në nivelet nga më të ndryshme të administratës. Ka dhe në nivele të larta të administratës. Sigurisht është një beteje që nuk fitohet në 6 muaj, por është betejë fitohet bashkë me qytetarët. Me një aplikacion e ke qeverinë në xhep”, ka qenë kjo një pjesë e fjalës së Ramës, dhe më pas ka dëgjuar ankesat nga qytetarët.

Qytetari: U bënë katër që ke thënë ata që nuk dalin dot nga dera do dalin nga dritarja, por ata nuk po ikin nga zyrat tuaja zoti kryeministër. Nuk më kanë zgjidhur problemin, nuk kam pronën time, të lutem ndërhy. Jetë shëndet dhe liri, se Skënderbeu ka thënë që lirinë…

Rama: Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skënderbeu se e ka Elisa Spiropali atë punë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori