"I solla në Londër, punova si qen për familjen, ata më hodhën rrugëve"
"I solla në Londër për më mirë, punova 19 vite si qen për familjen, ata tani më hodhën rrugëve, ju lutem, mos më lini kështu".

Kjo është thirrja dëshpëruese e një babai shqiptar, ndaj dy fëmijëve të tij.

Sipas JOQ, shqiptari në fjalë quhet Vokërr dhe është babai i dy fëmijëve tashmë të rritur, Sarës dhe Luisit.

Vokërr përmes një video ka treguar peripecitë me të cilat është përballur për të marrë familjen në Angli kur e shoqja ishte shtatëzënë.
Tani më ai e ka gjetur veten të braktisur nga familja dhe endet rrugëve në gjendje të rëndë psikologjike.

Kjo është video ku ai ka drejtuar thirrjen e tij duke bërë apel për familjen dhe shtetin.


Shtuar më 23/01/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori