I shpëtoi atentatit, miku Elton Çiçës nuk bashkëpunon me policinë (FOTO)

Miku i Elton Cciçës, Andi Mustafaraj i mbijetoi një atentati ndaj tij disa ditë më parë duke marrë dy plumba të trup, të cilët nuk i rrezikojnë jetën.

Nisur nga rrethanat që u zhvillua ngjarja dhe raportet e tij me Elton Cciçën, e vrarë në maj të këtij viti ne një atentat të ngjashëm brenda një lokali në ish-Bllok, Mustafaraj ruhet në masa të forta sigurie në Spitalin e Traumës përgjatë 24 orëve.

Policia e Tiranës vijon hetimet për atentatin, por deri më tani nuk ka asgjë të re për dentifikimin e autorëve të mundshëm të krimit. Policia ka dyshime se atentati është në vazhdën e konflikteve mes dy grupeve kriminale.

Ditën e ngjarjes, Policia e Tiranës tha zyrtarisht se Andi Mustafaraj është miku i ngushtë i Elton Çiços, person me precedent kriminal, i cili në 1 maj të këtij viti u ekzekutua me dy plumba në kokë në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Jani Alia dhe Renato Milloshi.

Vetë i plagosuri nuk ka dhënë ndonjë dëshmi me vlerë që do të ndihmonte policinë në zbardhjen e ngjarjes. 29-vjeçari është marrë disa herë në pyetje, por ai këmbëngul se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se nuk ka mundur të shohë se kush e qëlloi me armë.

Të njëjtat burime thanë se edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi plagosja nuk kanë mundur të kapin asnjë lëvizje të autorëve, çka e bën edhe më të vështirë identifikimin dhe vënien e tyre në pranga. Dyshohet se atentati ndaj tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë./Albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori