Europa League, Marsh Kumbulla vlerësohet si më i miri në fushë

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, gjeti rrugën e rrjetës në Ligën e Europës, në duelin ndaj Real Sosiedadit, ku Roma triumfoi me rezultatin 2-0.

Shqiptari u hodh në fushë në pjesën e dytë, teksa shënoi për Romën në minutën e 87-të, duke vulosur triumfin e kryeqytetasve.

Në fund të duelit shqiptar u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Kumbullës iu vendos nota 7.5, teksa regjistroi 16 nga 19 pasime të sakta, si dhe fitoi 6 nga 9 duelet me kundërshtarët.

 


Shtuar 9.03.2023 21:23