I shpëtoi atentatit, kush është prokurori i akuzuar nga Rama për lidhje me bandat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Tek Ura e Shkozetit ka ndodhur një përplasje me armë ku janë lënduar 3 persona,ndërto dyshohet se njëri ndërruar jetë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një ndër të plagosurit është prokurori i njohur Arjan Ndoj, bashkë me një grua emri i të cilës ende nuk dihet.

Arjan Ndoj nuk është aspak i panjohur për publikun shqiptar, dhe jo vetëm falë profesionit në fushën e drejtësisë. Vetëm pak javë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Erion Brace ka sulmuar hapur prokurorin Ndoj se punon me grupe kriminale në qytetin e Durrësit.

Sipas Braçes, Ndoj ka bërë presion mbi drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, ndërsa kryeministri Edi Rama, tha në Kuvend, megjithëse pa i përmendur emrin, se “në Durrës është një prokuror që punon për grupet kriminale. Arrestojeni!”.


Por kush është prokurori Arjan Ndoj dhe shkeljet e mëparshme me detyrën?


Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën është dhunuar fizikisht nga dy persona teksa dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihet prokurori Arjan Ndoja, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

“Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin.

I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”-tha avokati Ilia.

Policia bëri identifikimin e njërit prej autorëve që dhunoi Ilian, dhe ai është Mondi Voga, i cili siç shihet edhe në këtë foto, është miku i ngushtë i prokurorit Arjan Ndoj.


Mond Voga, dhunuesi i avokatit dhe prokurori Arjan Ndoj

Ndaj Ndojit nisi një hetim asokohe nga Prokuroria, por ai ia doli të shfajësohej duke thënë se me avokatin Ilia ka patur një debat verbal por nuk ka lidhje me të. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori