I shpëtoi atentatit, gjykata liron Bashkim Haxhian
Bashkim Haxhia, njeriu që i shpëtoi në Durrës një atentati në qershor 2019, ku bashkë me të në makinë ndodheshin Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është liruar nga burgu.

Vendimi për lirimin e Haxhia është marrë dy javë më parë nga gjyqtari i seancës paraprake Vladimir Skënderi, i cili teksa ka shqyrtuar provat e prokurorisë së Durrësit, për kalimin ose jo në gjyq të dosjen penale, ka vendosur që ti zbusë masën e sigurisë Bashkim Haxhisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Gjyqtari Skënderi vlerësoi disa raporte mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës, të cilat tregonin se Bashkim Haxhia vuan nga një sëmundje kardiake dhe qëndrimi i gjatë në burg, mund ti sjellë komplikacione të vazhdueshme me zemrën, duke i rrezikuar jetën.

Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë qëlluan me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, por kohët e fundit marëdhëniet e tyre shoqërore dyshohet, se janë ftohur.
Shtuar më 02/01/2020, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori