I shpëtoi 5 atentateve, enigma e vrasjes së Azem Hajdarit
Sot është 19 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit.

Ngjarja e rëndë ku dhe humbi jetën ndodhi më 12 shtator 1998, në Tiranë.

Azem Hajdari ishte një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Vrasja e Hajdarit është e mbushur plot enigma, edhe sot që kanë kaluar 19 vite nga vrasja e tij, askush nuk e di se kush ishte vrasësi i vërtetë i Azem Hajdarit.

Por kush ishte Azem Hajdari

Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit i janë bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998.

Atentatet

Atentati i pari por që dështoi ndodhi në qershor të vitit 1997, në Durrës.

Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku.

Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë tjetër në Milot, ku makina e tij fatmirësisht e blinduar u qëllua me breshëri. Në ato momente me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri.

Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë.

Më 12 shtator 1998 vritet para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Edhe pse kanë kaluar plot 18 vjet tashmë, vrasja e tij mbetet një enigmë e madhe ku shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

Azemi la pas tre tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit. /albeu.com/




Shtuar më 12/09/2017, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori