Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
I shpërtheu bombola e gazit, i moshuari digjet në përpjekje për të fikur zjarrin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan, pasi një zjarr i madh ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale I.L., 77 vjeç.

I moshuari ka mbetur i lënduar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte përfshirë banesën e tij, dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit ku ëhstë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori