Në kërkim nga policia flet live për AbcNews: Isha i sëmurë në Turqi
"Nuk kam asnjë lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit Ndoj"

Kështu ka deklaruar Julian Sula, i shpallurkërkim për atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i këtij të fundit.

Në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike për ABC News, Julian Sula, tha se ka qenë në Turqi dhe nuk ia ka idenë pse është shpallurkërkim nga policia.

"Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll".

Ndërkohë policia e Shtetit mbrëmjen e kaluar ka ushtruar kontroll në Lushnje për të vënë në pranga Sulën, i cili si duket nuk ka qënë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori