Makina përplas këmbësorin në Elbasan, i moshuari përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan në lagjen “28 Nëntori”.

Mësohet se shtetasi me inicialet E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësore. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 1.06.2023 13:25