I shoqi i kafshon hundën, gruaja e fal për fëmijët
Pëlqej
Miranda Hysaj, 30 vjeçarja e cila u dhunua nga bashkëshorti, i cili i këputi hundën duke i’a kafshuar me dhëmbë është shprehur se e ka falur bashkëshortin e saj për hir të fëmijëve.

Deshi të më shëmtojë përjetë. Deshi të më vrasë e të më nxjerrë sytë. Më shikoni si më ka bërë? Nuk e kisha menduar se do të më bënte një gjë të tillë. Nuk di si nuk mendoi për fëmijët ai njeri. Në momentin që u ngrit, më hodhi një vështrim me ca sy, që e ndjeva se do të bënte diçka. Kur u kthye kishte një thikë në dorë. Një nga thikat sharrë të kuzhinës. Unë po qëndroja në shtart në pozicion gjysmë e ngritur. Ai m’u vërsul me thikë dhe deshi të më qëllonte në gjoks. Instiktivisht unë lëviza para. Thika më ceku pak në shpatullën e majtë dhe më pas u përplas në dyshek. Unë I bërtita "çfarë bën? Mendo për vajzën që është në dhomën tjetër".Thika u përplas në dyshek dhe I shpëtoi nga dora. Unë e shtyva me dorën tjetër dhe ajo ra në hapësirën mes dërrasës së krevatit dhe dyshekut. Pasi la thikën ai m’u hodh sipër dhe deshi të më nxjerrë sytë duke përdorur gishtat e tij. Më dha Zoti fuqi dhe arrita ta shtyja, si dhe të shpëtoja sytë duke lëvizur kokën majtas–djathtas.. Më pas, ai më mbërtheu dhe më kafshoi hundë dhe buzë. Pasi më preu me dhëmbë, përdori gishtat për të këputur mishin”, tregon skenën horror 30 vjeçarja në gazetën “Panorama”.

Pavarësisht kësaj, Miranda shprehet se ai është babi i fëmijëve të saj dhe për këtë arsye do ta falë. “Unë do të kërkoj divorc një orë e më parë. Unë nuk e dua më dhe nuk mund të jetoj më me atë njeri. Arritëm në këtë pikë. Do ta fal, për atë që bëri, porn ë këtë jetë nuk dua t’ja shoh më sytë”, shprehet ajo. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori