Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar Edi Ramën që të heqë
këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re, që është ndërtuar nga qeveria, pasi e vjetra ju prish nga tërmeti.
Ndërsa po hynin për të parë banesën,
Rama i jep çelësin, banorin që e quajnë
Osman e fton të udhëheqë përpara.
Kryeministri, i cili shkon në të gjitha banesat në pak momente i thotë: “
Osman s’po i heqim
këpucët". Por, i moshuari ia
kthen: Mirë është me i heq.
Rama, stepet nga përgjigja direkte e të moshuarit dhe pasi i thotë s’po ta prish, i heq menjëherë atletet e bardha që kishte veshur. Ai dhe ministri Ahmetaj detyrohen të heqin
këpucët dhe të futen brenda shtëpisë së re të rindërtuar.
Edhe pse i hoqi, kryeministri ka vijuar batutat me të moshuarin, që nga dialekti duket se ishte me origjinë nga Dibra dhe i pëlqente humori.
“Kemi parti të fortë”, thotë Osmani e
Rama, që e kupton menjëherë “ironinë dibrane ja
kthen: “A mor
Osman i fortë je, ia hoqe
këpucët kryeministrit”.
E i moshuari ja
kthen: “Po të përcjell”.
Rama sërish: Normal që do e bosh, na hoqe dhe
këpucët”, e Osmani ja
kthen: Duhet bërë nganjëherë dhe qesh e falënderon për ndërtimin e shtëpise.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 14:20