I shkoi në qeli, çfarë i tha Aldo Bare ministres së Ramës
Pëlqej
Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me të dënuarit VIP në burgun e Peqimit.

Ajo u fut në qelinë ku vuan dënimin Aldo Bare, dhe më tej edhe me të dënuarin me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu.

Ministra u njoh nga afër me kërkesat e të dënuarve, kushtet dhe trajtimin e tyre në këtë institucion të dënimit.

Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me "katastrofë" siç kanë qenë më parë tha ai.

Ai tha se nuk ka asnjë problem me personelin e burgut të Peqinit.

Ndërsa shoku i tij i dhomës u shpreh i pakënaqur me gjyqësorin shqiptar dhe me masën e dënimit.

I dënuari tjetër i përjetshëm, shprehu rezerva sa i përket trajtimit ushqimor, shkruan Infoelbasani.

Ai u ankua se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë ku gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin. Por ministrja tha se do të respektohet rregullorja dhe ligji në këtë rast.

Të gjithë të dënuarit e tjerë shprehen pakënaqësi sa i përket masës së dënimit të dhënë nga gjykatat. /albeu.com/



Shtuar më 13/03/2018, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori