I shkatërron martesën, vajza shkon nuse në dasmën e ish-të dashurit


Pëlqej
Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur gjatë një ceremonie martese, ku dashnorja e dhëndrit është shfaqur e veshur si nuse teksa të gjithë po prisnin momentin e kurorëzimit të çiftit që martohej.

Ngjarja ka ndodhur në Benoni në Afrikën e Jugut dhe pamjet e filmuara nga njerëzit në dasmë janë bërë virale në Tëitter.

Vajza kishte vendosur ti shkatërronte dhëndrit ditën e tij më të bukur duke u shfaqur e veshur me të bardha, ndërkohë që në video shohim se dhëndri po përpiqet të qrtësojë situatën, shkruan Xing.al.

"Dashnorja shfaqet në dasmë e veshur gjithashtu si nuse. Dhëndri po përpiqet të qetësojë situatën."- janë fjalët e shkruara në videon e publikuar. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori