I shiti heroinë agjentit, si ra në kurth vëllai i Fatmir Xhafajt (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Partia Demokratike ka bërë publike dokumenta të cilat vërtetojnë se vëllai i ministrit të Brendshëm në Shqipëri, është dënuar me 7.2 vite burg në Itali.

Ai akuzohet për disa vepra kriminale ku aktiviteti kryesor është trafiku i lëndëve narkotike si heroina, kokaina dhe hashashi.

Sipas Partisë Demokratike, Agron Xhafaj ra në grancë të policisë italiane pasi i shiti agjentit të infiltruar të DEA-së 1 kg heroinë.

"Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së për drogën.

Marrëveshja ishte për shkëmbim të drogës mes grupeve.

Në operacionin e drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA-s, të cilit iu dërguar 1 kg heroinë që e siguroi Agron Xhafaj.

Agron Xhafaj është dënuar për bashkëpunim me persona të tjerë për mbajtje, dhënie dhe marrje të drogës ku ai kishte rolin e blerësit të drogës.

Dosja posedon përgjime telefonike që zgjatën prej 1 viti e gjysmë"- deklaroi këshilltari i PD-së Bardhi. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori