“Je mbretëresha jonë”, ngrihet paprashuta për ditëlindjen e nënës së Luizit (VIDEO)

Nëna e Luiz Ejllit ditën e sotme feston ditëlindjen. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë.”

Por padyshim nuk mungon as urimi i fansave për nënën e këngëtarit në këtë ditë. Një parashut është ngritur ditën e sotme ku në të valvitet një pankart me shkrimin:

“Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!”.

Kjo video është shpërndarë edhe në profilin zyrtar të Luiz Ejllit./albeu.com/


Shtuar 9.03.2023 10:44