I shantazhonte me një shqiptar, karabinieri shfrytëzonte të miturat
Mediat italiane kanë bërë publike një histori tronditëse që ka të bëjë me një karabiniar i cili bënte edhe punën e fotografit, teksa përmes joshjes dhe mashtrimit kishte ushtruar prostitucion me disa të mitura.

Ai u premtonte minoreneve se do ti bënte modele me famë, teksa realizonte filmime në studion e tij të quajtur “Studio 10” ndëra ëndërra e vajzave përfundoi në video të nxehta që më pas shpërndaheshin në kanalin e tij në Youtube.

Karabinieri fotograf quhet Stefano Grimaldi ndërsa viktima e parë e tij Serena, ndërsa janë gjithsej katër vajza, me më pak se 18 vjeç, të magjepsura nga fotografi i atëhershëm karabinier, i dënuar dje me shtatë vite burg për prostitucion dhe pornografi me fëmijët.

Përveç Serena, Grimaldi kishte marrëdhënie me tre të mitura të tjera. Dënimi u shqiptua nga gjykatësi në 7 vite pasi prokurori publik Renata Ceraso kërkoi nëntë vjet burg për ushtarin e arrestuar në nëntor 2018 por që përfitoi nga gjykimi I shkurtuar.
Makthi i ëndrrave të 15-vjeçaries fillon në verën e vitit 2016. Viti në të cilin Grimaldi organizon një konkurs bukurie, të quajtur “Miss Girl Number One”. Videot e ngjarjes janë postuar në Youtube.

Minorenja kontakton fotografin në Facebook, ku Grimaldi ka faqen e tij. Takimet e para janë mundësi normale për punë treguan vajzat para autoriteteve.

Fotografitë e bëra në studio në Via Carlo Lasinio, Casilina, janë “të pafajshme”, siç tregon vajza. Por pastaj ngjarja merr rrjedhë krejt tjetër. Situata shpejt rrëshqet në vështirësi. Vetë Serena pranon që fotot bëhen “të pahijshme”.

Ndërkohë që kishte qëndruar prej aq kohësh në një vuajtje të tillë, ajo e bën këtë sepse do të ndihej e kërcënuar pasi burri i tha asaj me një rast se “nëse dikush do ta kishte akuzuar, ai do ta dërgonte për njohjen e tij një shqiptar”.

Serena nuk zgjodhi që në fillim të denoncojë fotografin, duke thënë se nëna është e sëmurë dhe preferon të mos e dinë se në çfarë telashi ka hyrë.
Shtuar më 24/10/2019, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori