I rrezikohej jeta, policia kufitare i shpëton jetën turistit italian
Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italianndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave "Delta" që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat "Delta" dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.
Shtuar më 04/08/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori