Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makinat me targa greke përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksion Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Plasë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat po ecnin në drejtime të kundërta.

Nga përplasja janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete me targa greke.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 16.07.2023 09:28