I riu thyen "arrest shtëpie" e shkakton aksident në Shkodër
Pëlqej
Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, një i ri ka marrë makinën dhe për fatin e tij jo të mirë ka shkaktuar aksident, duke i rënduar kështu pozitat e tij në raport me ligjin.

Sipas njoftimin për media të policisë Shkodër, më datë 19.05.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.N., vjeç 25, banues në fshatin Golem, me masë sigurie "Arrest shtëpie", pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësoren K.V., vjeçe 62, banuese në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

E aksidentuara sipas bluve, u dergua në spital nën kujdesin e mjekëve.

Përvec akuzës për të cilën ndodhej në arrest shtëpie, atij i janë shtuar edhe akuzat sipas neneve 323, 290 e 273 të Kodit Penal, largim nga vendi i aksidentit, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimi i të burgosuruit nga vendi i qëndrimit. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori