I riu shqiptar në Itali humb jetën në "lule të rinisë", vdes tragjikisht në aksident
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Itali ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili gjeti vdekjen teksa udhëtonte me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po kthehej nga puna për në shtëpi, në Prato, ku jetonte prej kohësh.

28-vjeçari udhëtonte me një scooter, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një makinë.

Përplasja ishte tepër e fortë. I riu shqiptar përfundoi disa metra larg, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në mediat e vendit fqinj, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Bashkëshortja dhe nëna e tij mësohet se shkuan në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin tragjik.

Ato u përballën me skenën e tmerrshme dhe u dërguan në spital për shkak të tronditjes. Për aksidentin e rëndë autoritetet policore kanë nisur hetimet.
Shtuar më 31/10/2020, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori