Lidhjet ruse të Kryemadhit, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar  në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama apelon drejtësinë të veprojë, e të tregojë se nuk punon me dy standarde.

Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet… Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

/albeu.com/ 


Shtuar 31.03.2023 13:15

Tags: