I riu shqiptar më i kërkuari në Gjermani, plagosi me armë një 18-vjeçare
Një shqiptar 21-vjeçar aktualisht është personi më i kërkuar në Gjermani, pasi akuzohet për vrasjen në tentativë të një vajze të re.

Policia gjermane, përkatësisht ajo e Aachenit është duke e kërkuar një 21-vjeçar, për të cilin dyshohet se ka tentuar ta vrasë një vajzë 18-vjeçare, shkruan ‘ksta.de’, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 1:40 në rrugën “Ottostraße 40”, të qytetit gjerman Aachen.

Ai kishte tentuar ta vrasë, por vajza edhe pse u plagos rëndë, ka arritur të mbijetojë. Policia nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për motivet e ngjarjes dhe as identitetin e shqiptarit.

Ndërkohë, ai është larguar me shpejtësi, por kamerat e vëzhgimit kanë arritur ta identifikojnë atë. Policia gjermane ka përhapur fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmë për ta kapur 21-vjeçarin./Albeu.com/


Shtuar më 20/01/2017, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori