Ancelotti: Vinicius është lojtari më vendimtar në futbollin botëror

Carlo Ancelotti ka dhënë sërish lëvdata për yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, pas rolit të brazilianit në rikthimin e tyre historik dhe fitoren 5-2 ndaj Liverpoolit në Anfield të martën mbrëma.

Vinicius shënoi golin e parë dhe të dytë për Los Blancos duke dëshmuar edhe një herë pjekurinë e tij në nivelin më të lartë, pasi shënoi golin fitues në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit edhe sezonin e kaluar.

“Sot, sipas mendimit tim personal, ai është lojtari më vendimtar në futbollin botëror”, tha Ancelotti, i pyetur për ndikimin e Vinit.

“Për qëndrueshmërinë e tij… Ai nuk ndalet, driblimet, asistimet, golat. Tani ai është lojtari më vendimtar. Shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha italiani. /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 13:16