I riu qëllon veten dhe mbyllet në banesë, forca të shumta policie shkojnë ta nxjerrin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit, ku një person i indentifikuar si Zhan Xhelaj 30 vjeç për shkak të depresionit ka goditur veten me thikë, dhe më pas është mbyllur në katit e gjashtë të një pallati ku ai banon.

Nga goditjet personi ka marrë lëndime në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftetari” mëngjesin e sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie , ambulanca dhe forcat zjarrfikëse

30 vjeçari është mbyllur në banesë që prej orës 06.00 të kësaj të enjteje, ndërsa të afërm dhe policia pas disa orësh negociata me të, kanë arritur që ta nxjerrin dhe më pas ta transportojnë drejt spitalit.
Shtuar më 16/05/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori