I riu qëllohet me thikë në Elbasan
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 20-vjeçar është plagosur me thikë.

Policia e Elbasanit deklaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç, banues në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”. /albeu.com/

Shtuar më 15/12/2019, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori